BERZH: Ekonomia shqiptare në rënie

0

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se konsolidimi fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja e re e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të frenojë efektet pozitive që vijnë nga rritja e pritshme e kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme duke sjellë  një përmisim të lehtë në rritjen ekonomike për vitin 2014.

Në raportin e fundit mbi prespektivën rajonale, BERZH ka korrektuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, nga 2 për qind që vlerësonte në tetor në 1.7 për qind në janar. BERZH thotë se rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2013-të mbeti e ndrydhur për shkak të krizës në vendet fqinje, por edhe problemeve të brendshme të ekonomisë.

Sipas BERZH këto probleme lidhen me gjendjen e dobët financiare të bizneseve dhe efektin negativ të krijuar nga detyrimet e prapambetura të qeverisë.

Gjithashtu  Banka vlerëson se borxhi publik i vendit vazhdon të rritet ndërsa dobësitë në sektorin financiar janë evidente me kreditë e këqija që vërtiten rreth 25 për qind.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here