Berluskoni ndryshon mendje, i thotë po qeverisë Leta

0

Silvio Berluskoni tërhiqet edhe një herë mbrapa dhe ndryshon qëndrim sa i përket votëbesimit të qeverisë së Enriko Letas. 

Deklarata për votë kundër qeverisë së Letas është tërhequr nga Berluskoni pas përçarjes që pësoi PDL, ku 25 senatorë të grupit parlamentar të saj përflitej se ishin firmëtarë të një peticioni në favor të votës pro qeverisë.

Kjo ka detyruar Berluskonin të bëjë sërish një hap pas duke kërkuar votëbesimin e qeverisë. Gjasat ishin që edhe pa mbështetjen e Berluskonit qeveria Leta të merrte 160-161 vota pro në Senat, aq sa janë të nevojshme për t’u votëbesuar. Me tërheqjen e Berluskonit, të vetmit kundër qeverisë janë senatorët e lëvizjes “5 Yjet” të Bepe Grilos.

Kryeministri Enriko Leta në deklaratën e tij para Senatit kërkoi votëbesimin, duke thënë se ndodhej aty për të ndarë përfundimisht një vendim gjyqësor nga misioni historik i qeverisë që është ringritja e vendit. “Italia është në rrezik. Ta parandalojmë këtë rrezik varet nga ne, varet nga zgjedhjet që do bëjmë në këtë sallë, varet nga një ‘po’ ose nga një ‘jo’”, theksoi kryeministri Leta.

/Objektiv.al/  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here