Berluscioni: zotohet për mbijetes në politikë

Berluscioni: zotohet për mbijetes në politikë

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë, pas dënimit me 7 vjet nga gjykata e Milanos për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë. Ai është zotuar se  do të luftojë për mbijetesën e tij politike, gjithashtu Berlusconi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka insistuar se është

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë, pas dënimit me 7 vjet nga gjykata e Milanos për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë. Ai është zotuar se  do të luftojë për mbijetesën e tij politike, gjithashtu Berlusconi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka insistuar se është “absolutisht i pafajshëm.”

Një gjykatë në Milano, e dënoi ish-kryeministrin me shtatë vite burgim për shfrytëzim prostitucioni me minorene dhe shpërdorim të detyrës. Gjithҫka lidhet me atë që njihet si “Rubygate”.

Në 2010 vajza nga Maroku Karima El Mahorug, njohur si Rubi ka qenë pjesë se skandalit të festave të “Kavaljerit”. Vetë vajza, në atë kohë 17 vjeç, gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë mohoi pretendimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Berlusconi-n.

Ky vendim është pritur me brohërima nga një grup njerëzish që e kanë ndjekur çështjen në ambjentet e gjykatës. Ky është procesi i dytë gjyqësor që brenda pak muajsh gjen fajtor Berlusconi-n. Më parë ai u dënua me katër vite burgim për akuzën e evazionit fiskal.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar