Berishën takim me Ambasadorin britanik Cannon

Berishën takim me Ambasadorin britanik Cannon

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon. Ambasadori Cannon shprehu vlerësimet më të larta për realizimin e procesit  zgjedhor, duke e konsideruar një sukses në radhë të parë të qeverisë shqiptarë, por edhe një dëshmi te demokracisë shqiptare. Ndërkaq, Shqipëria gjate kësaj periudhe ka shënuar arritje te

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon. Ambasadori Cannon shprehu vlerësimet më të larta për realizimin e procesit  zgjedhor, duke e konsideruar një sukses në radhë të parë të qeverisë shqiptarë, por edhe një dëshmi te demokracisë shqiptare.

Ndërkaq, Shqipëria gjate kësaj periudhe ka shënuar arritje te rëndësishme në plotësimin e kërkesave për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit dhe marrjen e statusit dhe Britania e Madhe do të vijojë ta mbështesë vendin tonë në këtë proces. Ambasadori e falenderoi kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e rëndësishëm e të suksesshëm që ai personalisht dhe qeveria shqiptare konsoliduan gjatë këtyre viteve me Mbretërinë e Bashkuar në shumë fusha.

Ndërsa kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe ndihmën e çmuar që Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë gjate kësaj periudhe, si dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis të dy vendeve dhe qeverive gjatë këtyre viteve.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar