Berisha: Zgjedhjet për kryetarin me 22 korrik

Berisha: Zgjedhjet për kryetarin me 22 korrik

Berisha ka deklaruar për mediat se si datë për zgjedhjet e kreut të PD-së në selinë blu  u caktua 22 korriku. Ai deklaroi se, gara zyrtare do të jetë mes kryebashkiakut, Lulzim Basha dhe ministrit aktual të Transportit, Sokol Olldashi, ndërsa lidhur me dy kandidaturat e tjera Astrit Sinanaj dhe Sokol Prekë Paja, tha se

Berisha ka deklaruar për mediat se si datë për zgjedhjet e kreut të PD-së në selinë blu  u caktua 22 korriku. Ai deklaroi se, gara zyrtare do të jetë mes kryebashkiakut, Lulzim Basha dhe ministrit aktual të Transportit, Sokol Olldashi, ndërsa lidhur me dy kandidaturat e tjera Astrit Sinanaj dhe Sokol Prekë Paja, tha se nëse do të plotësojnë kriteret që përcakton statusi i partisë do të mund të bëhen edhe këta pjesë e garës.

“Dy kandidaturat zyrtare të Kryesisë janë kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ministri i Transportit Sokol Olldashi. Kandidatura mund të jenë zyrtare të Kryesisë, por dhe individuale. Kryesia shqyrtoi se përveç këtyre kanë shprehur dëshirën për të garuar dy anëtarë të saj, Astrit Sinanaj dhe Sokol Preke Paja. Kryesia mendon se kanë të drejtë, por duke plotësuar rrugën që kërkon statusi. Do të krijohet një KQZ me 7 anëtarë dhe dy ndihmësa, kandidatët do të kenë nga një anëtar në KQZ, u caktua data 22 për votimin e përgjithshëm për kryetarin e ri. Shoh një proces shumë dinjitoz për PD”,- tha ndër të tjera Berisha.

Ndërkohë kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi në një prononcim për mediat premtuan një garë dinjitoze dhe nënvizuan se do pranojnë rezultatin, cilido qoftë ai.

“Jam i bindur se do zhvillojmë gara dinjitoze dhe pozitive. Do e pranoj rezultatin, sigurisht”, u shpreh Olldashi.

“Kryesia ka marrë vendimin sot për zyrtarizmin e kandidaturave Shpreh mirënjohjen time dhe bindjes se do dalim më të bashkuar. Do e pranoj rezultatin”, theksoi Basha.

/Erilda Sulika/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar