Berisha uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Berisha uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi urimi në profilin e tij në FB, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës. “Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi urimi në profilin e tij në FB, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës.

“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime”- shkruan Berisha.

Gjithashtu, Berisha në një tjetër urim nuk ka harruar pa përmendur dhe uruar të të gjithë miqtë e rrjetit social që ulen sot në bankat e shkollës, lart e më lart në garën më të bukur e më fisnike të njëriut, garën e dijes.

“Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!! sb”- perfundon mesazhi.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar