Berisha uron besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Berisha uron besimtarët myslimanë për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Në ditën e parë të muajit të Ramazanit, kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimane për agjerim të mbarë e të pranueshëm.. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Berisha u dëshiron të gjithë përballim me sukses të misionit të tyre të agjerimit në këto ditë të nxehta vere. “Te

Në ditën e parë të muajit të Ramazanit, kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimane për agjerim të mbarë e të pranueshëm.. Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook, Berisha u dëshiron të gjithë përballim me sukses të misionit të tyre të agjerimit në këto ditë të nxehta vere.

“Te dashur miq, sot fillon muaji i madhnushem i agjerimit, ne te cilin besimtaret sakrifikojne me qellim pastrimin e shpirtit per besimin tek Zoti dhe vlerat me te larta njerezore dhe hyjnore. Me kete rast une uroj te gjithe besimtaret myslimane qe keto dite perveluese dhe nete te nxehta te agjerojne qe sakrifica e tyre te pranohet nga krijuesi i gjithesise dhe te sjelle paqe, te mira e mbaresi ne familjet e tyre si dhe per mbare shqiptaret” uron Kryeministri.

Në përfundim të mesazhit Berisha ka dhe një urim për Shqipërinë dhe shqiptarët në terësi. “Uroj qe Zoti t’i perkedhele Shqiperine dhe shqiptaret me meshiren dhe dashurine e tij!” shkruan ai.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar