Berisha: Tiranë – Elbasan, u kry

Berisha: Tiranë – Elbasan, u kry

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përuroi sot tunelin e Krrabës, të cilin e quajti një ëndërr të realizuar, duke qënë se Elbasani dhe Tirana bashkohen bashkë me anë të kësaj vepre. “Ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përuroi sot tunelin e Krrabës, të cilin e quajti një ëndërr të realizuar, duke qënë se Elbasani dhe Tirana bashkohen bashkë me anë të kësaj vepre.

“Ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë të shqiptarëve, djepi i dijës dhe i shkollimit të bashkohet me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet janë të mëdha dhe ato nuk kanë të përshkruar, por kënaqësia është shumë e madhe sepse sot në 16 qershor vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe më të prapambetur po çan malet, po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po ndërton realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale”, – tha Berisha.

Sipas Berishës tuneli është vepra më madhështore që synon përmirësimin e jetës së qytetarëve të Elbasanit. “Unë jam mjek dhe për mua trupi i një kombi është i njëjtë me trupin e një individi. Le të jenë si të duan të shëndetshme organet  e tij, muskujt e tij, por në qoftë se arteriet janë të zëna dhe nuk funksionojnë, problemi është i madh. Po kështu dhe me vendin. Lë të ketë ai pasuritë më madhore, potencialet më të mëdha, po nuk pati rrugë, po nuk pati zhvillim të gjitha mbeten objekte, asete, pa vlerë dhe të fjetura. Për mua trupi i kombit është si trupi i individit. Dija është truri i tij. Ndaj dhe ne në modelin tonë kemi bërë gjithçka që krahas rrugëve të ndërtojmë shkolla, të hapim universitete, të hapim dyert e universiteteve për shqiptarët”- tha ai.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar