Berisha: S’do miratojmë asnjë ligj kundër programit të qeverisë së re

Sali Berisha e nisi sot mbledhjen e qeverisë me një urim për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha. “Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por s’jam njëkohësisht kryetar i PD-së. Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot. T`i urojmë suksese në detyrën e re” u

Sali Berisha e nisi sot mbledhjen e qeverisë me një urim për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha.

“Kjo është mbledhja e parë që unë drejtoj qeverinë, por s’jam njëkohësisht kryetar i PD-së. Unë e di që ia keni uruar personalisht, por t’ia urojmë dhe sot. T`i urojmë suksese në detyrën e re” u drejtuar Berisha ministrave.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se nuk do të miratojë asnjë ligj që ndërhyn në programin e qeverisë së re duke përmendur kështu premtimin e kësaj të fundit për shërbim shëndetësor falas

“Ne do të vazhdojmë të miratojmë vendimet dhe ligjet sipas programit tonë. Asnjë ligj dhe vendim që ndërhyn në programin e qeverisë tjetër nuk do të miratohet.

Zoti ministër nuk do mund të pranohet. Shqiptarëve u është premtuar shërbim shëndetësor falas pa kontribute, ne nuk vazhdojmë me kokëfortësi. Ndahemi në dy filozofi, e kuptoj që krijon vështirësi, por të ngremë institucione që në programin e forcës politike nuk ekzistojnë nuk mund të bëhet. Programi jonë premton shërbim falas për ata që nuk mund të paguajnë dot kontribute”, tha Berisha.

Duke u ndalur në ekonomi, Berisha shtoi se ndjen keqardhjen e tij për pamundësinë e rritjes së ndihmës ekonomike gjatë mandatit të tij. Me tej ai shtoi, se shpreson që qeveria e re ta bëjë një gjë të tillë, pasi sipas tij Shqipëria i ka të gjitha mundësitë  për të luftuar varfërinë ekstreme.

“Ne rrisim rrisim pagat, por nuk arritëm të realizojmë rritje të ndihmës ekonomike për ata që ishin në varfëri ekstreme.Nëpërmjet përdorimit të regjistrave dixhitalë mund të bëhet një pastrim i madh i informalitetit në ndihmën ekonomike. Nga lufta kundër informalitetitdo të mund të dilnin fondet e mjaftueshme për të rritur mbi kufirin e varfërisë ekstreme ndihmën për këta qytetare. Dhe kjo nuk është një kosto e përpaballueshme por procesi u zgjat për arsye objektive dhe për arsye të burokracive.  Dhe unë ndihej keqardhje që kjo nuk u realizua”, theksoi Berisha.

Ndërsa duke iu referuar deklaratave të Ramës për prishjen e koncesioneve, ai i cilësoi ato si të pabaza, pasi qëllimi i Ramës është gjobvënia. Kryeministri në detyrë Berisha theksoi se qeveria do të vazhdojë ushtrimin e detyrave të veta deri në mbledhjen e fundit të saj.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar