Berisha – Ramës: Mos guxo të prekësh Monumentin e Demokrcisë

Berisha – Ramës: Mos guxo të prekësh Monumentin e Demokrcisë

Kryeministri Berisha tha se mjerë ai që do të guxojë të heqë Monumentin e Demokrcisë nga qyteti i Kavajës, dhe nësë Edi Rama tenton ta bëjë, atëherë ai duhet të ecë i zbathur mbi ato copa. Deklarata e kreut të mazhorancës erdhi gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në këtë qytet. “Ty që të tmerron

Kryeministri Berisha tha se mjerë ai që do të guxojë të heqë Monumentin e Demokrcisë nga qyteti i Kavajës, dhe nësë Edi Rama tenton ta bëjë, atëherë ai duhet të ecë i zbathur mbi ato copa. Deklarata e kreut të mazhorancës erdhi gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në këtë qytet.

“Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe mbarë shqiptarëve, sikur të imagjinosh ti një moment, ashtu siç the të bërë copash, do imagjinosh veten tënde pa këpucë, i zbathur, duke ecur mbi ato copa”, – tha z. Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë replikoi edhe me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshin,  ku tha se ai s’do ta ketë mbështetjen e kryeministrit për shkak të akuzave që ngriti gjatë incidentit që i ndodhi më bashkëshorten e tij dhe për këtë duhet t’u kërkoj falje shqiptarëve.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar