Berisha: “Rama, pushtet me vota të vjedhura”

Berisha: “Rama, pushtet me vota të vjedhura”

Kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me rezultatin e dalë nga rinumërimi i 10 kutive të votimit në Qarkun e Lezhës.  “Ky është një pushtet i ngritur mbi vota të vjedhura” është shprehur Berisha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook. Statusi i tij vijon më tej : “Ne 10 kuti 706 vota

Kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me rezultatin e dalë nga rinumërimi i 10 kutive
të votimit në Qarkun e Lezhës.  “Ky është një pushtet i ngritur mbi vota të vjedhura” është shprehur Berisha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook.
Statusi i tij vijon më tej :
“Ne 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të Qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim

706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”, shkruan Berisha.

Ditën e enjte, KQZ-ja rinumeroi votat e 10 kutive që i përkasin qytetit të Lezhës, për të cilat Partia Demokratike kërkoi rivlerësimin e rezultateve të tyre. Rinumërimi dëshmoi në sallën e KQZ-së manipulim të rezultatit në këto qendra edhe nga grupet e numërimit.

Nga 39 vota që bënë diferencën e mandatit të fundit të këtij qarku, i cili sipas vendimit të KQZ-së, i shkoi PD, diferenca thellohet në 306 vota në favor të koalicionit të djathtë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste kërkon pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në Qarkun e Lezhës, kutitë e materialeve zgjedhore të të cilave gjithashtu u hapen nga KQZ. Konkretisht për kutitë e votimit në  Laç, ku në ditën e zgjedhjeve  humbi   jetën  dhe një simpatizant i LSI-së.

Ankimimi i radhës që pritet të shqyrtohet nga  KQZ-ja është ai në Qarkun e Shkodrës, ku Partia Republikane pretendon se i janë vjedhur votat nga Partia Demokratike.


/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar