Berisha: Qeveria e re të ndal revanshin

Berisha: Qeveria e re të ndal revanshin

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha akuzoi maxhorancën e re për shenja revanshi të papranueshëm, nderkohë që i kujtoi se raportet ndërkombëtare faktojnë se vendi është në stabilitet ekonomik, më papunësin më të ulet për vendet jashtë eurozones. Berisha, gjithashtu  iu referua reagimeve dhe deklaratave të kreut të P-së, Rama, theksoi se

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha akuzoi maxhorancën e re për shenja revanshi të papranueshëm, nderkohë që i kujtoi se raportet ndërkombëtare faktojnë se vendi është në stabilitet ekonomik, më papunësin më të ulet për vendet jashtë eurozones.

Berisha, gjithashtu  iu referua reagimeve dhe deklaratave të kreut të P-së, Rama, theksoi se këto shenja janë dëshmi në njërën anë të një epshi të papërmbajtur për pushtet dhe në anën tjetër të mosdijes së rregullave të qarta.

“Ajo do t’i diktojë qeverisë në detyrë rregullat e kushtetutës së Bangladeshit, por ata për të krijuar qeverinë teknike kanë rregull që qeveria dorëzon punën tre muaj para zgjedhjeve, ky model në Evropë nuk ekziston”- tha Berisha.

Berisha i  bëri apel administratës të vazhdojë  me vendosmëri zbatimin e të gjithë programit të qeverisë deri ditën e vendosjes së qeverisë se re.

“Kushtetua i ka të përcaktuara qartë kur mbaron mandati i qeverisë dhe kryeministrave, ky është debat shterpë që ka në bazë epshe të papërmbajtura pushteti, i panevojshem, administrata të mos ndikohet por të vazhdojë detyrat e saj”- tha Berisha.

  Berisha deklaruai se Shqiperia eshte i vetmi vend jashtë eurozonës me papunësi 12,8%. “Papunësia e të rinjve është 22.8% në vendin tonë, 22.2% në eurozonë, 53% në Bosnje, 47% në Kroaci, 48% në Maqedoni e kështu me radhë. Për kushtet aktuale të ekonomisë rajonale dhe evropiane ekonomia jonë mbetet e mbahet në stabilitetin më të sigurtë e të qendrueshëm në rajon”-tha ai.

“Zgjedhjet kaluan dhe ato nuk patën ndikim të ndjeshëm negativ në performancën ekonomike, ftoj përsëri administratën të vazhdojë detyrën pasi interesi ekonomik dhe të shqiptarëve janë ato që duhet të frymëzojnë punën e saj. Këto të dhëna dëshmojnë për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë, rritje dyshifrore të prodhimit industrial, rënie të ndërtimit, por rritja është progresive, e krahasuar me 2012 është një rritje e shëndetshme”- tha Berisha.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar