Berisha: Punësimi motoja jonë

Berisha: Punësimi motoja jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se objektivi i qeverisë është që të hapë sa më shumë vende pune, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të antarsohet në Bashkimin Europian sa më shpejt. Deklaratën z Berisha e bëri gjatë një takimi që pati me banorët e zonës së Kënetës në Durrës. “Punësimi është motoja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se objektivi i qeverisë është që të hapë sa më shumë vende pune, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të antarsohet në Bashkimin Europian sa më shpejt. Deklaratën z Berisha e bëri gjatë një takimi që pati me banorët e zonës së Kënetës në Durrës.

“Punësimi është motoja jonë, rritja e rrogave dhe pensioneve është objektivi ynë madhor. Për integrimin do bëjmë gjithçka për ta arritur sa më shpejt. Në këto zgjedhje përballen dy alternative, e mundit dhe e djersës. Alternativa tjetër është e nxirjes së çdo gjëje që ju keni arritur. Për këtë alternativë shtëpitë tuaja nuk janë vila të bukura, por janë shpella dhe ju jeni shpellar”, – u shpreh kreu i PD – së.

Duke vazhduar më tej z. Berisha hodhi akuza ndaj PS – së, duke e quajtur një alternativë të gënjeshtërt. “Për këtë alternativë, ujësjellësi dhe uji që merrni 24 orë nuk është i vërtetë, për ta ju jeni mesjetë dhe shkuar mesjetës. Për këtë alternativë ju jeni robër, skllevër, nuk jeni njerëz të lirë, për këtë alternativë gjithçka duhet shembur dhe filluar nga zero. Sepse nga xhamat e zinj të autobusit mavi kjo është Shqipëria e gënjeshtërt”, – theksoi ai.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar