Berisha: Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit

Berisha: Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit

Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar permes faqes së tij zyrtare ne Facebook se jane porositur 6 turbinat e kaskades se Devollit, duke e vleresuar këtë si një sukses tjetër të qeverisjes së tij. Sipas njoftimit, kompania norvegjeze Statkraft ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek

Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar permes faqes së tij zyrtare ne Facebook se jane porositur 6 turbinat e kaskades se Devollit, duke e vleresuar këtë si një sukses tjetër të qeverisjes së tij.

Sipas njoftimit, kompania norvegjeze Statkraft ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook vijon si më poshtë:

Te dashur miq, nje lajm i mire vjen per Shqiperine nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njeshi ne bote ne ndertimin e hidrocentraleve e qe qe ka marre me koncesion ndertimin e tre hidrocentraleve ne kete kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider boteror ne prodhimin e turbinave.

Ky eshte nje hap tjeter madhor ne ndertimin e Kaskades se Devollit nje investim ne teresi prej rreth 1 miliard euro pra investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi. Ndertimi i Kaskades se Devollit filloi me dt 13 maj 2013.

Ata qe e quajten mashtrim elektoral te kerkojne ndjese. Ajo do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 GËh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend.

 Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se PD ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone Shqiperia vend i zhvilluar, lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere! Sb.

Projekti i “Devoll Hydropower” është sot një nga investimet më të mëdha hidroelektrike në Ballkan dhe i pari investim publiko-privat në shkallë të gjerë në Shqipëri. Projekti vendos si pikë referimi të rëndësishme, tërheqjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik shqiptar dhe përmirësimin e sigurisë se sistemit të energjisë së vendit.

Për ndërtimin e HEC-eve në këtë kaskadë kompania do të punësoje rreth 2 mijë persona, si inxhinierë, punëtorë ndërtimi, etj. Vlera e investimit total nga “Shtatkraft” arrin në 950 milionë euro.

Projekti përfshin zhvillimin, projektimin, ndërtimin dhe operimin e tre hidrocentraleve: Banjë, Kokël dhe Moglicë përgjatë lumit Devoll me një kapacitet të instaluar afër 280 MW me një marrëveshje koncesioni, që përfshin të drejtën për të shfrytëzuar potencialin hidrologjik të lumit Devoll në mes të 95 m dhe 810 m mbi nivelin e detit në mes të fshatit Banjë në Bashkinë e Elbasanit dhe komunën e Maliqit në rrethin e Korçës.

Projekti me tre hidrocentralet Banjë, Kokël dhe Moglicë do të prodhojë çdo vit afër 800 GWh energji të rinovueshme, ndërsa përfshin si pjesë zhvillimi edhe ndikimin social, miqësor me mjedisin dhe bujqësinë. Pasi këto tre hidrocentrale të jenë ndërtuar dhe të jenë vënë në punë, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri do të rritet me rreth 20%.

Bazuar në konsumin mesatar për familje të energjisë elektrike prej 200 kwh/muaj, energjia e prodhuar nga HEC-et e projektit të Devollit do të mund të sigurojë energji elektrike per shumë se 300.000 familje shqiptare.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar