Berisha: Pas 23 qershorit, votojmë tre ligjet

Berisha: Pas 23 qershorit, votojmë tre ligjet

Kryeministri Sali Berisha, gjatë disa inagurimeve në Shkodër, deklaroi se pas 23 qershorit tre ligjet e mbetura pezull do të votohen, për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë në Evropë. “Ligje që nuk votohen nga opozita, nga aleanca e 1 prillit, e cila është aleanca e mashtrimit, e trillimit dhe nihilizmit. Ne më 23 qershor

Kryeministri Sali Berisha, gjatë disa inagurimeve në Shkodër, deklaroi se pas 23 qershorit tre ligjet e mbetura pezull do të votohen, për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë në Evropë.

“Ligje që nuk votohen nga opozita, nga aleanca e 1 prillit, e cila është aleanca e mashtrimit, e trillimit dhe nihilizmit. Ne më 23 qershor do të votojmë për tre ligjet, do të votojmë për integrimin tonë në Evropë, do të votojmë për më shumë rrugë, më shumë kanalizime, më shumë shkolla të reja, më shumë ujësjellës, më shumë vende pune, më shumë mirëqenie, pensione më të larta”, tha z. Berisha

Më tej, kryeministri u shpreh se z. Rama, siç po bën me tre ligjet, deshi të bënte edhe me liberalizimin e vizave, për ta bllokuar procesin me anë të Internacionales Socialiste dhe duke shpërndarë e-maile se shqiptarët do të largoheshin nga vendi, nëse jepeshin vizat.

“Ne kishim një kundërshti të madhe jo vetëm nga skeptikët antishqiptarë. Jo, ne kishim brenda, kreun e opozitës, i cili ditën kur do të merrej vendimi në Parlamentin Evropian për të hapur procedurën, ngrinte çadrat tek dera e Kryeministrisë dhe më pas organizonte anëtarët e Kominternit të Internacionales Socialiste në përpjekje të madhe për t’u bllokuar vizat shqiptarëve; shpërndante e-maile se 800 mijë shqiptarë do të derdhen në vendet e huaja po të liberalizoni vizat”, tha ai.

Gjithashtu, kreu i mazhorancës nuk la pa përmendur edhe përfitimet që do të kishte vendi ynë nëse do të ishin miratuar 3 ligjet dhe do të ishte marrë statusi. “Për bujqësinë ne kemi dhënë 55 milionë, vendet e Bashkimit Evropian japin 50 miliardë dhe në këto 50 miliardë për Shqipërinë, do të bjerë një pjesë për ju, për fermerët shqiptarë. Këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi, që ka zgjedhur një autobus luksoz për vete, dhe vetë shofer, vetë pasagjer, aty ai nxjerr ëndrrën që nuk do t’i bëhet realitet kurrë dhe në çdo gropë sheh një votë për veten kryeministër”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar