Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Berisha miliona për vilën në Dhërmi

Berisha miliona për vilën në Dhërmi

0 Komentet 🕔22.07.2013 - 13:18

Duket e paimagjinueshme për kryeministrin Sali Berisha të largohet nga detyra e kryeministrit dhe nga privilegjet  që të ofron kjo detyrë. Ndonëse 8 vjet në qeverisje, për kreun e qeverisë largimi ka qënë i papwrceptueshëm para zgjedhjeve të përgjithshme, aq sa të vendoste të shpenzonte vetëm dy muaj para zgjedhjeve të tjera, para për të rikonstruktuar vilën qeveritare në Dhërmi, ku preferon që t’i kalojë dhe pushimet e tij të verës.

Edhe pse fushata nuk e ka lejuar që të kalojë të gjithë periudhën e sezonit turistik pranë detit në Dhërmi, për kryeministrn Berisha duket se ia ka vlejtur vendimi për të shpenzuar para për rikonstruktimin e vilës, pasi nusja dhe fëmijët e djalit të tij po kalojnë pushimet.

Një fakt i tillë është pranuar dhe nga vetë Sali Berisha dhe nusja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, Sadije Berisha.

Rikonstruksioni i vilës

Drejtoria e shërbimeve qeveritare në datë 18 korrik është detyruar të shlyejë një faturë të prapambetur për rikonstruksionin e vilës qeveritare në Dhërmi të Vlorës.

Këtë muaj drejtori i financave ka marrë nga dega e thesarit shumën 791 634 lekë për t’ia paguar një biznesi privat që është marrë me rikonstruktimin e vilës në Dhërmi.Punimet janë kryer gjatë muajit prill deri në fillim të muajit majit për ta përgatitur atë për pritjen e kryeministrit Berisha dhe të drejtuesve të lartë të shtetit për pushimet verore.

Shpenzimet e qeverisë Berisha nuk kanë të kanë fund për këtë vilë, pasi edhe më parë kanë shpenzuar me miliona për këtë vilë.

Olsi Gocaj, Klodian Semina, Arsen Sykaj dhe dyshja tjetër Shkodrane që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e po këtij grupi, Alsid Tafili e Ndriçim Shtubina janë afrimet e para të Vllaznisë.

Lojtarët prej ditësh i kanë thënë “po” ofertës së kuqebluve. Pavarësisht se nuk është gjithçka zyrtare, çështja e kalimit të këtyre futbollistëve pranë Vllaznisë është e përfunduar.

Dje ata kanë qenë edhe pjesë e stërvitjes me pjesën tjetër të grupit. Janë këto pesë afrimet e para, të cilat sipas drejtuesve janë zgjedhjet e duhura për këtë skuadër. Pas konfirmimit të tyre dhe trajnerit të ri, pritet që të zyrtarizohen edhe blerje të tjera, sipas preferencave që do të ketë kreu i ri i stolit.

/Klajdi Lleshi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr