Berisha: Me mandatin e tretë marrim statusin për në BE

Berisha: Me mandatin e tretë marrim statusin për në BE

Berisha përfundon turin e tij elektoral në qytetin e Peqinit me prezantimin e kandidatit demokrat, Dashnor Sula, duke u premtuar atyre që brenda dy viteve të mandatit të tretë do t’u mundësojë atyre lidhjen direkte me Tiranën. “Katër vitet që vijnë do asfaltojmë çdo rrugë, rrugicë në rrethin e Peqinit dhe në qarkun  Elbasanit. Do

Berisha përfundon turin e tij elektoral në qytetin e Peqinit me prezantimin e kandidatit demokrat, Dashnor Sula, duke u premtuar atyre që brenda dy viteve të mandatit të tretë do t’u mundësojë atyre lidhjen direkte me Tiranën.

“Katër vitet që vijnë do asfaltojmë çdo rrugë, rrugicë në rrethin e Peqinit dhe në qarkun  Elbasanit. Do të dyfishojmë bizneset. Do të trefishojmë grantet për fermerët. Do të rimbursojmë me para në dorë TVSH-në e të gjitha makinerive, plehrave, kimikateve, fidaneve që do përdorin në ferma”, – theksoi kreu i mazhorancës.

Kreu i PD-së tha se në katër vitet e ardhshme Integrimi i Shqipërise në familjen e madhe Evropiane do të bëhet realitet shumë shpejt. “Zotohem se mandatin e tretë do të marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqërohet me qindra milionë euro. Do hapim negociata për vend anëtarë në BE”, – u shpreh z. Berisha.

Gjithashtu, Sali Berisha, nuk la pa përmendur dhe kandidatin e PS-së në Peqin, Alfred Pezën, ku u shpreh se në kohen kur ai çirrej për regjimin, e shoqja e tij punonte me mua si drejtoreshë. Vota nuk u jepet këtyre njerëzve, që nuk kanë kanë interesa të tjera veç atyre personalë.” – nënvizoi Berisha gjatë fjalës së tij.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar