Berisha: Më 30 maj të heqim bllokimin

Berisha: Më 30 maj të heqim bllokimin

Kryeministri i vendit, Sali Berisha kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme më 30 maj, për të votuar tre ligjet dhe amnistinë fiskale. “Kërkesën e mësipërme, si kryeministër i Shqipërisë, e paraqes jo vetëm si shenjë të vullnetit tim të palëkundur e të vazhdueshëm për t’i shërbyer vendit në plotësimin e

Kryeministri i vendit, Sali Berisha kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme më 30 maj, për të votuar tre ligjet dhe amnistinë fiskale.

“Kërkesën e mësipërme, si kryeministër i Shqipërisë, e paraqes jo vetëm si shenjë të vullnetit tim të palëkundur e të vazhdueshëm për t’i shërbyer vendit në plotësimin e kushteve për marrjen sa më parë të statusit të vendit kandidat për në BE, por edhe duke besuar se më në fund, pas bllokimit të statusit të vendit kandidat nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë, duke mos dhënë konsensusin për propozimet që ndodhën prej kohësh në Kuvend ajo do të marrë përgjegjësinë që i takon, duke hequr bllokimin e statusit të vendit kandidat, ndonëse e lanë Shqipërinë pa këtë status për më shumë sesa një vit”, – deklaroi kreu i mazhorancës në kërkesën e tij.

Sa i përket Referendumit të propozuar nga Partia Demokratike për kalimin e tre ligjeve, z. Berisha shprehet, “do t’i kursente vendit koston e 6 milionë dollarëve për zhvillimin e referendumit për miratimin e tre ligjeve”.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar