Berisha: Mbledhja e qeverisë në Vlorë antikushtetuse

0

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë së re në Vlorë me dyer të mbyllura ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Berisha.

Berisha e ka cilësuar këtë mbledhje si një parodi te Uji i Ftohtë dhe antikushtetuese.

“Një parodi tek Ujët e Ftohtë. Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë “pa letra”! Të dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurmë të madhe njoftoi se zhvilloi nje mbledhje dy ditore te “qeverisë” së tij në Vlorë. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votëbesimin dhe betimin e qeverisë së vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në çdo rast tjeter. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licencë për revansh të papërmbajtur antishtet”, ka shkruar Berisha në rrjetin e tij social Facebook.

Më tej ai i është drejtuar Ramës ku ka theksuar se po gabon rëndë, pasi vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës.

/Elona Tereziu/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here