Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

“Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike”, kjo është pika  kyҫe e fjalimit të Kryeministit,

“Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike”, kjo është pika  kyҫe e fjalimit të Kryeministit,  Sali Berisha.

Ndërkaq, Berisha uroi kundërshtarin e tij politik Edi Rama, mbarësi në detyrë. Më tej ai tha se : “Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t’i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme.”

Gjithashtu, ai u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, duke bërë një panoramë të punës 8-vjeҫare dhe duke vlerësuar  projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar