Berisha i kundërpëgjigjet Ramës

Berisha i kundërpëgjigjet Ramës

Kryeministri, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur thirrjes së liderit të majtë, Edi Rama me një vendim të ri. Sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri apel Berishës, të mos marrë asnjë vendim ligjor. Ndërsa pak orë më pas, Berisha i është kundërpërgjigjur kryesocialistit me një njoftim në Facebook. “Rrogat e ulta

Kryeministri, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur thirrjes së liderit të majtë, Edi Rama me një vendim të ri. Sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri apel Berishës, të mos marrë asnjë vendim ligjor. Ndërsa pak orë më pas, Berisha i është kundërpërgjigjur kryesocialistit me një njoftim në Facebook.

“Rrogat e ulta rriten me 11.3 %

“Sot firmosa vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %. Kjo është rritja e madhe e të gjithë të rrogave të ulta. Me këtë vendim, rroga minimale në Shqipëri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rritën me 110 %. Ne mbajmë premtimet!”, shkruan Berisha.

Kështu pritet që pas 15 Korrikut të hyjnë në fuqi edhe rritjet për pensionet, pagat e mesme dhe të larta. Nga rritja  do të  përfitojnë rreth 571 mijë pensionistë në masën 3-5 %. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pensionet e fshatit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe, ndërsa rritje më të ulët do të përfitojnë pensionet e qytetit. Rritja e pagave të ulta me 11.3 %  është më e lartë se premtimet e bëra të kryeministrit për një rritje pagash e pensionesh nga 4 deri në 6%.

Pavarësisht lajmit të mirë për buxhetorët dhe pensionistët, rritja pritet që të ketë një efekt prej 2.5 miliard lekësh në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, sipas rregullit buxhetor dhe ligjeve në fuqi, rritja e pagave dhe pensioneve duhet të ndodhë, pavarësisht vullnetit politik apo pamundësisë financiare të qeverisë, për të balancuar nivelin e inflacionit.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar