Berisha: Do t’i japim rëndësi arsimit profesional

Berisha: Do t’i japim rëndësi arsimit profesional

Kryeministri Sali Berisha tha gjatë inagurimit të shkollës së mesme profesionale “Karl Gega” në Tiranë se arsimi profesional është zgjidhja më e mençur që mund të bëjnë të rinjtë e vendit. “Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu”, u shpreh ai. Kreu i qeverisë

Kryeministri Sali Berisha tha gjatë inagurimit të shkollës së mesme profesionale “Karl Gega” në Tiranë se arsimi profesional është zgjidhja më e mençur që mund të bëjnë të rinjtë e vendit. “Garantoj të rinjtë dhe prindërit se zgjedhja e arsimit profesional është zgjedhje e mençur. Për ju ka shumë uri tregu”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë vijoi duke theksuar se duhet rindërtuar sistemi i arsimimit profesional, që për arsye të ndryshme ka njohur edhe vështirësi.

“Ne duhet të rindërtojmë sistemin e arsimit profesional, që për rrethana të caktuara njohu kolaps të plotë, pasi në masën 90% ishte orientuar drejt bujqësisë, ne kemi bërë e po bëjmë gjithçka për ta vënë në piedestalin që meriton këtë arsim”, tha ia.
Në fund kreu i ekzekutivit u shpreh se të rinjtë e vendit tonë, po marrin një profesion të shkëlqyer, që do t’u kthehet në një mbështetje të rëndësishme për të ardhmen e gjithësecilit.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar