Berisha: Do të punojmë deri në ditën e fundit

Berisha: Do të punojmë deri në ditën e fundit

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u bëri apel punonjësve të administratës që të punojnë deri në ditën e fundit të dorëzimit të mandatit qeverisës. “Tashmë zgjedhjet kanë përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën kur parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek Presidenti, qeveria dhe administrata

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u bëri apel punonjësve të administratës që të punojnë deri në ditën e fundit të dorëzimit të mandatit qeverisës.

“Tashmë zgjedhjet kanë përfunduar. Detyra jonë është që deri ditën kur parlamenti të votojë kabinetin e ri dhe të betohet tek Presidenti, qeveria dhe administrata duhet te funksionojnë me të gjitha kapacitet. Administrata e këtij vendi është një pasuri e madhe kombëtare dhe duhet te tregojë veten, duke funksionuar me kapacitet te plote dhe përkushtim të madh deri ditën kur ne të dorëzojmë pushtetin. Ditën që ne e dorëzojmë pushtetin, i takon qeverisë tjetër të përcaktojë rrugën, mobilizimin dhe organizmin”-tha Berisha

Projekti TAP zuri gjithashtu një vend të rëndësishëm në mbledhjen e sotme. Kreu i qeverisë u bëri thirrje përfaqësuesve të konsorciumit “Shah Deniz 2”, që të përfshijnë edhe Kosovën në këtë projekt.

“Procesi e integrimi është me rëndësi, por ky projekt zgjidh problemin numër 1 për shumicën e vendeve të botës, energjinë. Projekti do të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të opozitës nesër në parlament dhe shqiptarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka ai. Në rrafshin ekonomik dhe strategjik procesi i integrimit është themelor, por shqiptarët me projektin TAP zgjidhin çështjen e energjisë. Kam paraqitur kërkesën që të përfshihet dhe Kosova. Pasi ndjenjat miqësore janë të larta, por ka një problem që ndërlikon këtë çështje”-shtoi Berisha.

Sipas tij ky projekt që për nga investimi është projekti më i madh i gazit në Evropë, do të krijojë me mijëra vende pune.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar