Berisha censuron deklaratën e vet për ngjarjet e Përmetit

0

Brenda disa orësh kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar deklaratën e tij mbi ngjarjet që po ndodhin në Përmet.

Pas reagimit zyrtar që  kryeministri ka bërë  për ngjarjet në fjalë, me anë të një deklarate të publikuar nga zyra e shtypit pranë kryeministrisë, ai e postoi  edhe në Facebook, por në këtë  deklatatë mungonte pjesa ku ai denonconte ndërhyrjet e Athinës në punët e brendshme të Shqipërisë.

Në facebook Berisha ka thënë ndër të tjera se “Zbatimi i vendimeve te gjykatave eshte themeli i funksionimit te shtetit ligjor, por skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta nga përmbarimi gjatë ekzekutimit të vendimit rikthyen në kujtese pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet  e kulteve.  Ai thekson se i ka kërkuar Kryetarit të Komitetit të Kulteve të bashkëpunojë me palët për një zgjidhje përfundimtare jashtë  të gjitha abuziviteteve dhe praktikave ateiste.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here