Berisha: Zgjedhjet në PD, provë e kaluar me sukses

0

Pas urimit në Facebook, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për shtyp nga selia blu duke uruar Bashën duke e cilësuar si historinë e suksesit një të riu shqiptar.

Berisha ka vlerësuar fitoren e Bashës me një mbështetje nga rradhët e anëtarësisë së PD-së duke shtuar se nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike do të ketë një fillim të ri.

“Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha I cili u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratik në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Z. Lulzim Basha përfaqëson suskesin e të riut shqiptar i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist do të meritonte të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD-në, në zgjehdjet e para pluraliste të vednit. Më pas si qindra të rinj shqiptar që dolën në liri studio në një nga universitetet më të njohura të Europës” tha Berisha ndërsa i ka bërë edhe një rezume jetës së tij politike gjatë këtyre viteve.” tha Berisha

Nga ana tjetër Berisha ka vlerësuar edhe procesin e votimit për kreun e ri të PD-së duke e cilësuar si një provë që demokratët e kaluan me sukses.

“Partia Demokratike është parti e vlerave, parimve, më të shkëlqyera, më të larta dhe ajo jo se ka pasur shkop magjik por se ka pasur një program me vlera dhe parime. PD-ja ka arritur të shënojë në biografinë e saj suksese dhe arritje të mëdha. PD-ja ka mbetur në Europën ish-komuniste forca e themeluar në vitet 90 më e fuqishme. PD-ja faktoi dje para shqiptarëve se është një forcë e vlerave.  Dje votuan mbi 41 mijë anëtarë duke befasuar, duke dëshmuar që pavarësisht nga rezultati i 23 qershorit demokratët mbeten të pathyeshëm. Ndaj dhe unë do të shpreh edhe mirënjohjen time më të thellë ndaj tyre” u shpreh Berisha.

Gjatë komunikimit të tij për mediat, berisha zbuloi komunikimet që i ka bërë të dy kandidatëve para nisjes së garës për kreu e PD-së, Lulëzim Bashës dhe Sokol Olldashit.

“Do iu them dy sekrete. Jo dje por pardje ju kam kërkuar dy kandidatëve se listat janë këto. Kur ndodh një fenomen i papritur nuk mund të pretendonim të kishim regjistrin më të përsosur, midis asaj që PD duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe asaj tjetër që të ndërmerrej një proces i tejzgjatur burokratik dhe unë zgjodha të parin. 41 mijë votues faktuan se kisha të drejtë. Nuk e prisja ketë pjesëmarrje te jashtëzakonshme për afatin. Të jem i hapur një ditë para i kërkova të dyve të vendosim një fletore anash dhe të votojnë të gjithë ata që kanë dokumentin e partisë,. Nuk arrita ti bind dhe unë pranova se ata ishin në garë jo unë. Së dyti, ditët e para iu kam duruar një mesazh konfidencial, të dashur miq kjo garë nuk është garë mes aksionerëve, ai që nuk fiton do pranojë humbjen dhe do mbështesë fituesin. I falënderoj të dy se nuk kam marrë fedback negativ për këtë kërkesë, të cilën si kryetar në detyrë ia paraqita”, tha Berisha.

/Rovena Dupi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here