Berisha, apel Ramës: S’njohim pushtetin e dalë nga vota e vjedhur

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel kreut të PS-së, Edi Rama njëherësh kryeministrit të zgjedhur të mos bllokojë procesin e numërimit të votave në interes të transparencës. Z. Berisha është shprehur se PD-ja  nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga vota e vjedhur. Në një deklaratë për mediat, pasi ka hedhur votën

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel kreut të PS-së, Edi Rama njëherësh kryeministrit të zgjedhur të mos bllokojë procesin e numërimit të votave në interes të transparencës. Z. Berisha është shprehur se PD-ja  nuk do të njohë asnjë pushtet të dalë nga vota e vjedhur.

Në një deklaratë për mediat, pasi ka hedhur votën për pasuesin e tij në PD, Berisha ka theksuar se ai ka njohur rezultatin e pacertifikuar nga KQZ-ja, por nuk do të njohë e as do të pranojë kurrën e kurrës pushtetin sipas tij të vjedhur me duar të pista e nën kërcënimin e qytes së pistoletave.

Deklarata

“Jam këtu sot për t’i thënë zotit Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe më të hapur, mos bëj gabimin fatal për të bllokuar numërimin e votave. Berisha ka njohur rezultatin, do njohë cdo rezultat që del nga numërimi i ndershëm i votave. Ta dijë mirë se nuk do të gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi dhe mashtrimi, nuk mund të jetë kryeministri që me thes votash të vjedhura të përfaqësoje vendin. Të numërohet cdo votë dhe unë absolutisht do respektoj njëlloj dhe atë që është pro e atë që është kundër dhe e faktova këtë më qëndrimin tim. Bëra atë që kërkonte vendi im, por vendi im kërkon, qytetarët kërkojnë që cdo fletë të rinumërohet dhe asgjë të mos qëndrojë mbi krimin drogën e kartelën e saj. Ajo qe ne pame në 14 qendra të Lezhës ishte fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit. Ka qenë Dushku, por ishte teknikalitet amoral, por kjo është vjedhje me duart të pista, pare të pista e qytë revolveri. Në interesin më të mirë të kryeministrit të ardhshëm e të cdo qytetari i kërkoje të bëjë transparencë, përndryshe PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar