Berati feston 5 vjetorin në UNESCO pa asnjë ndryshim

Berati feston 5 vjetorin në UNESCO  pa asnjë ndryshim

Qyteti i Beratit feston 5-vjetorin e futjes në Organizatën Botërore të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Futja e Beratit në UNESCO  i bëri të gjithë optimistë, pasi mendonin se me këtë përfshirje do të kishte më tepër interesim dhe investim në të gjitha sferat. Ndërkohë që ndodhi e kundërta pasi nuk është bërë asnjë ndryshim, madje

Qyteti i Beratit feston 5-vjetorin e futjes në Organizatën Botërore të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore. Futja e Beratit në UNESCO  i bëri të gjithë optimistë, pasi mendonin se me këtë përfshirje do të kishte më tepër interesim dhe investim në të gjitha sferat. Ndërkohë që ndodhi e kundërta pasi nuk është bërë asnjë ndryshim, madje ka më më shumë amortizim në lagjeve muzeale. Janë 450 banesa në tri lagjet muzeale të qytetitqëpërveç ndonjë investimi modest, nuk kanë parë, ato janë drejt degradimit total.

Njëra prej tyre, lagjja “Mangalem”, e njohur dhe si perla e zonës muzeale, ka pësuar vetëm lyerje të fasadës me bojë të bardhë. Gjendja më e rënduar është në lagjen e Goricës, e cila për shkak se nuk preket shumë nga dielli, është e zhytur në lagështirë. Ndërkohë në këto tri lagje banesat kanë mbetur të braktisura, pasi familjet për shumë arsye janë larguar. Ata thonë se nuk kanë mundësi financiare që të investojnë vetë për të ruajtur konstruktin e këtyre banesave qindravjeçare.

Tri lagjet muzeale, që për nga konstrukti i ndërtimit të tyre kanë befasuar shumë turistë apo arkitektë të huaj dhe vendas, po shemben pjesë-pjesë, pasi po shkëputet lidhja midis gurëve me përmasa të mëdha që rrethojnë kalanë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar