Berat, uji i ndotur mbi normën e lejuar

Berat, uji i ndotur mbi normën e lejuar

Uji i pijshëm në Berat rezulton të ketë probleme dhe të jetë i ndotur mbi normat e lejuara. Përveç ujit që rrjedh në çezmat e qytetarëve, rezulton të jetë i ndotur bakterologjikisht edhe uji që tregtohet me autobotë. Në të dyja rastet ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve, por edhe shpërthimin  e ndonjë  epidemie të mundshme.

Uji i pijshëm në Berat rezulton të ketë probleme dhe të jetë i ndotur mbi normat e lejuara. Përveç ujit që rrjedh në çezmat e qytetarëve, rezulton të jetë i ndotur bakterologjikisht edhe uji që tregtohet me autobotë. Në të dyja rastet ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve, por edhe shpërthimin  e ndonjë  epidemie të mundshme.

Alarmin e ka dhënë Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat. Disa ditë më parë, institucioni i prefektit në takimin e radhës ngriti problemin e ujit të pijshëm ku pas kontrollit të ushtruar në shumë pika furnizimi dhe në pikat e shitjes me autobote rezultoi të ishte i ndotur, por edhe ai që shitet me autobot tregtohet pa asnjë lloj licence nga Drejtoria e Higjienës.  Prefekti lëshoi një urdhër nga i cili kërkohej ndërhyrje e  menjëhershme nga institucionet përkatëse për të evituar epidemi të mundshme dhe për autoritetet që kanë shkelur rregullat të të merren masa ndëshkimore.

Menjëherë në lidhje me këtë problem ka reaguar Drejtoria e Shëndetit.

Sipas këtij sektori, ndotja e ujit ka ardhur nga mungesa e dezinfektuesve, mungesa e klorit në sasinë dhe masën e duhur, sipas normës së lejuar e deri tek amortizimi i rrjetit të furnizimit kryesisht në Kala, Mangalem apo dhe në lagjet kushtrim e Goricë.

Nëndrejtoresha e Drejtorisë së Higjienës, Juvina Qevani, pohon për gazetën “Shqip” se kjo drejtori mban situatën nën kontroll duke bërë çdo ditë monitorimin e ujit të pijshëm në shumë pika të qytetit.

Qevani ka theksuar se kur janë kapur me probleme fillimisht ka njoftuar drejtoritë përkatëse, por nuk kanë munguar dhe gjobat ndaj institucionit të ujësjellësit, si për shembull Ujësjellësit sh.a Berat ku janë aplikuar gjoba deri në 2 milionë lekë

 

/Laugert Qosja /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar