Berat, pyjet në përdorim të komunave

0

Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Berat ka nisur planifikimin për përdorimin e pyjeve dhe kullotave nga komunitetet që janë të përfshira në to.

Sipas drejtuesve kjo është cilësuar si mënyra më efektive për të shmangur abuzimet e deritanishme. Fatos Nako, specialist i pyjeve tha se po diskutohet për këtë project i cili do të vihet në shërbim të banorëve që kanë bagëti dhe mund të ruajnë pyjet nga kundravajtësit.

Burimet policore bëjnë me dije se gjatë këtij viti janë konstatuar 19 raste të tilla. Situata më problematike paraqitet në zonat e Malit të Bardhë ku janë prerë sipërfaqe të mëdha me dru lisi, ahu dhe dushku.

Kreu i Shërbimit Pyjor, Venedit Ccela tha se do të merren masa për personat që dëmtojnë pasurinë pyjore.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here