Berat, lagjia “28 Nëntori” rrezikohet nga epidemia

Berat, lagjia “28 Nëntori” rrezikohet nga epidemia

Ndotja me përmasa të mëdha po bëhet shkak për shafaqjen e epidemisë në lagjen “28 Nëntori” në vendin e quajtur Metrese të Beratit. Zona e kësaj lagjeje përshkruhet nga një kanal i cili është mbushur me mbetje të ndryshme. Banorët u shprehën për gazetën “Panorama” se janë ankuar disa herë në bashki për të shmangur

Ndotja me përmasa të mëdha po bëhet shkak për shafaqjen e epidemisë në lagjen “28 Nëntori” në vendin e quajtur Metrese të Beratit.

Zona e kësaj lagjeje përshkruhet nga një kanal i cili është mbushur me mbetje të ndryshme. Banorët u shprehën për gazetën “Panorama” se janë ankuar disa herë në bashki për të shmangur këtë fenomen, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Këtë shqetësim ata e kanë ngritur edhe në Drejtorinë e Shëndetit Publik, të cilët kanë qëndruar për disa orë pranë kësaj zone duke parë gjendjen tepër të rënduar.

Inspektorja e Mjedisit, Mirela Bohuri, është shprehur se institucioni është angazhuar disa herë për ta mbajtur të pastër këtë kanal nga mbeturinat e ndryshme që janë një rrezik serioz për jetën e banorëve. Nga ana tjetër ekspertët kanë dhënë edhe mendimin e masave të rrepta ndaj banorëve, me qëllim shmangien e ndotjes që ata krijojnë. “ Ne si bashki do të ndëshkojmë ata banorë që do të hedhin plehra apo mbetje të tjera, do të ndëshkohen jo vetëm financiarisht por edhe në rrugë gjyqësore”, tha specialistja e bashkisë.

Problematika kryesore lidhet me efektin zinxhir që krijon ndotja në këtë zonë, pasi ky kanal shkarkues kalon nëpër lagje dhe derdhet në shtartin e lumit Osum.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar