Berat, grabitje në banesën e një pronari karburanti

Berat, grabitje në banesën e një pronari karburanti

Një grabitje me maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Urën Vajgurore në Berat. Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Edmond Piti dhe i kanë grabitur atij shumën prej 200 milionë lekë shqiptare. Pasi u njoftua për këtë grabitje, grupi hetimor shkoi menjëhërë në vendngjarje dhe

Një grabitje me maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Urën Vajgurore në Berat. Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Edmond Piti dhe i kanë grabitur atij shumën prej 200 milionë lekë shqiptare.

Pasi u njoftua për këtë grabitje, grupi hetimor shkoi menjëhërë në vendngjarje dhe nisi veprimet e para proceduriale. Nga dëshmia e pronarit të banesës dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë grabitur me dhunë sasinë e parave,pasi ai  u’a ka dhënë çelësin e kasafortës .

Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa po në polici ndodhet dhe pronari i banesës që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve.

Edmond Prifti ishte pronar i një karburanti dhe paratë i mbante në banesë për arsye biznesi.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar