Beogradi provokon duke dorëzuar në KQZ listën “Srbija”

Beogradi provokon duke dorëzuar në KQZ listën “Srbija”

Serbia ka dorëzuar mbrëmë në KQZ-në e Kosovës listën e subjektit politik Iniciativa qytetare “Srbija”, si listë e vetme  që përfaqëson serbët në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Lista ne KQZ u dërgua për certifikim nga Vladeta Kostic, i cili mban postin e të ashtuquajturit kryesues i Rrethit për Kosovën. Kostic ka  thënë se emërtimi

Serbia ka dorëzuar mbrëmë në KQZ-në e Kosovës listën e subjektit politik Iniciativa qytetare “Srbija”, si listë e vetme  që përfaqëson serbët në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Lista ne KQZ u dërgua për certifikim nga Vladeta Kostic, i cili mban postin e të ashtuquajturit kryesues i Rrethit për Kosovën. Kostic ka  thënë se emërtimi i listës nuk  mund të sjellë probleme në KQZ-së pasi sipas tij, kjo nuk do të duhej të kuptohej si cenim dhe ofendim për askënd.

Kjo listë ka mbështetjen direkte nga Beogradi zyrtar si dhe është përpiluar në bazë të preferencave të qeverisë serbe. Përmes saj, Beogradi synon të ketë nën kontroll komunat serbe në veri dhe Asociacionin/Bashkësinë e Komunave Serbe, organ ky që sipas Marrëveshjes së 19 prillit do të formohet pas zgjedhjeve lokale.

Lista “Srbija” do të jetë garuesja e vetme për mandatet e kryetarëve dhe këshilltarëve komunalë të Mitrovicës veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit, ndërsa në komunat e tjera poshtë Ibrit, do të ketë edhe subjekte te  tjera politike.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar