Beogradi lojë të dyfishtë në veri të Kosovës

Beogradi lojë të dyfishtë në veri të Kosovës

Beogradi ka kritikuar rëndë të ashtuquajturin Kuvend i përkohshëm i Kosovës, i cili u themelua ditën e enjte në Zveçanm nga serbët e veriut. Por, nga ana tjetër përfaqësuesit politikë në Kosovë kanë prehur dyshimet e tyre për këtë çështje dhe mendojnë se Beogradi po bën lojë të dyfishtë dhe se themelimi i këtij kuvendi

Beogradi ka kritikuar rëndë të ashtuquajturin Kuvend i përkohshëm i Kosovës, i cili u themelua ditën e enjte në Zveçanm nga serbët e veriut.

Por, nga ana tjetër përfaqësuesit politikë në Kosovë kanë prehur dyshimet e tyre për këtë çështje dhe mendojnë se Beogradi po bën lojë të dyfishtë dhe se themelimi i këtij kuvendi nuk ka mundur të ndodhë pa dijen dhe pëlqimin e Beogradit.

Në një prononcimim për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Serbia dhe serbët duhet të nxjerrin mësime nga historia e tyre dhe nuk duhet të punojnë në dëm të vetvetes.

Gjithashtu ai ka bërë apel duke thënë se: Neve nuk na ka informuar askush lidhur për këtë që ka ndodhur dhe kjo nuk është bërë në përputhje me ligjet aktuale, Kushtetutën etj. Krejt çka mund të them në këtë moment është se kjo nuk shkon në favor as të Serbisë e as të popullit serb në Kosovë.”

Ai theksoi se themelimi i të ashtuquajturit kuvend në veri të Kosovës nuk do mund ta ndihmojë popullin serb atje, pasi mejtet që ai po përdor janë përdor njëherë.

Por, politologu Behlul Beqaj thotë që negociatat që kanë nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk kanë shkuar në formën e duhur, për faktin se ata që do të duhej të jenë zbatues të marrëveshjes, kanë dalë kundër saj.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që edhe kjo të jetë pjesë e lojës së dyfishtë që është nisur nga Beogradi… Dihet mirëfilli se ata i kanë bazat e veta të informacionit dhe njerëzit që punojnë me vite të tëra”, ka thënë Beqaj për “REL”.

Nga ana tjetër analisti i çështjeve politike, Ardian Arifaj, ka theksuar se ajo që ka ndodhur ne veri ka ngritur shumë pikëpyetje dhe se eksziton mundësia e një loje të dyfishtë nga Beogradi.

“Shohim se kryetari i kësaj organizate më të re që e shpallën serbët në veri të Kosovës, është nga partitë të cilat sot janë në pushtet në Serbi. Pra, është i afërt me pushtetin politik që është në Serbi”, u shpreh Arifaj.

”Janë me të drejta edhe dyshimet se prapa kësaj ekziston edhe një lojë tjetër e Beogradit, për të vazhduar për ta cenuar shtetin e Kosovës, por edhe për më tepër, për të vazhduar ta ruajë prezencën në pjesën veriore të Kosovës, e pse jo edhe në tërë Kosovën”.

Arifaj thekson e gjithë kjo është një lojë e serëbëve për të zvarritur më tej zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Nga kjo situatë del qartë se edhe pas nënshkrimit të zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Politologu Beqaj ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit nuk do të mbyllur plotësisht dhe se është një zgjidhje e përkohëshme.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar