Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari

0

Komisioni Rregullator për Energjitikë ka vendosur që duke filluar prej sonte në mesnatë benzina do të rritet për 0,50 denarë për litër ndërsa çmimi i diezelit mbetet i pandryshueshëm.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 78,50 den/litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për çmim prej 80,00 den/liter ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL do të arrijë 70,00 den/litër.

Ndërkohë ekstra vaji i lehtë për amvisëri do të kushtojë 58,50 den/litër pasi do të zvogëlohet për 0,50 den/liter edhe çmimi i mazutit do të zvogëlohet duke arritur 40/208 den/kg.

Ritja e çmimit të derivateve të naftës vjen falë rritjes së çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditëshin e periudhës së kaluar dhe kursin më të ulët të denarit në raport me dollarin.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here