Benzema dëshiron “Topin e Artë”

0

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka pranuar se fitimi i “Topit të Artë” është kthyer në kokën e tij pas fillimit të epokës së re nën drejtimin e Karlo Ançelotit.

25 vjeçar-i duket jashtëzakonisht në formë dhe duke parë që s’ka më konkurrencë në sulm pas largimit të Higuain, ai nuk ka hezituar që të vë synime të mëdha para vetes.

“Real Madridi është klubi më i mirë. Unë erdha këtu që të punoj shumë dhe jam i lumtur që jam këtu. Gjëja më e mirë është që unë ëndërrova të jem futbollist që nga fëmijëria dhe tani jam një futbollist, kështu që po e jetoj ëndrrën time.”

“Më është kthyer në kokë “Topi i Artë”. Unë punoj çdo ditë me synimin për ta fituar atë. Ne duhet të jemi pozitivë. Ne duhet të fokusohemi në faktin se jemi ekip i madh dhe jemi këtu për të fituar gjëra”. ka rrëfyer Benzema.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here