“Bedër” mbështet më të mirët e Maturës Shtetërore

“Bedër” mbështet më të mirët e Maturës Shtetërore

Ekziston një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Mbështetja që ky universitet u jep studentëve të ekselencës është tashmë një praktikë e konsoliduar, e cila ka filluar që me themelimin e këtij institucioni. Për këtë vit, Senati i universitetit ka përcaktuar nivelin e bursave në bazë të pikëve

Ekziston një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Mbështetja që ky universitet u jep studentëve të ekselencës është tashmë një praktikë e konsoliduar, e cila ka filluar që me themelimin e këtij institucioni.
Për këtë vit, Senati i universitetit ka përcaktuar nivelin e bursave në bazë të pikëve që maturantët e këtij viti kanë arritur në provimet e Maturës Shtetërore.

Më konkretisht është vendosur që të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga degët e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe që renditen mes 5750 – 5999 pikëve, u jepet mundësia të studiojnë me 50 % bursë. Maturantët që kanë grumbulluar mes 6000 – 6499 pikëve, përfitojnë 75 %. Ata që kanë fituar mbi 6500 pikë, mund të përfitojnë bursë të plotë, duke studiuar pa pagesë.

Mbështetja e studentëve të ekselencës synon që të përmbushë dhe një nga synimet kryesore që ky institucion ka përcaktuar dhe që ka të bëjë me përzgjedhjen e studentëve cilësorë. Nga ky vendim i Senatit mund të përfitojnë afro 5000 maturantë që kanë konkurruar këtë vit në provimet e maturës.

Universiteti “Hëna e Plotë”(Bedër) në vitin e tretë të aktivitetit shënon një bilanc arritjesh të jashtëzakonshme, duke u kthyer në këtë mënyrë në një nga zgjedhjet e para të maturantëve.

I akredituar në të gjitha programet e studimit që në vitin e dytë të aktivitetit dhe i pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001 : 2008, ky universitet është tashmë një mundësi mjaft e mirë për të gjithë ata të rinj që do të zgjedhin të formojnë përgatitjet e tyre në fushat sociale, si: komunikimi, drejtësia, psikologjia, edukimi, gjuhët e huaja dhe teologjia.

Studentët e rinj do të gjejnë në këtë universitet një ambient multikulturor, me studentë të ardhur nga 15 shtete të ndryshme dhe një staf akademik i përbërë nga pedagogë që vijnë nga 8 shtete.

Konsolidimi i profilit ndërkombëtar ka qenë një nga prioritetet strategjike të Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër).

Universiteti në shifra

  • Fakultete………………………………………….2
  • Departamente…………………………………….6
  • Programe në nivel Bachelor……………………7
  • Programe në nivel Master:…………………….12
  • Profile të ndryshme studimi master:…………14
  • Numri i studentëve:……………………………479
  • Studentë të huaj:……………………………..25 %
  • Shtetet nga vijnë studentët:…………………..15
  • Pedagogë me titull Prof. Dr.:………………….10
  • Pedagogë me titull Prof. Assoc. Dr:…………10
  • Pedagogë me titull Dr:………………………..32
  • Pedagogë në proces doktorature:……………29
  • Stafi adminstrativ:……………………………..33
  • Marrëveshje të firmosura

me universitete të huaja……………………………..…30

  • Studentë që përfitojnë nga

programet e shkëmbimit………………………………….25

  • Konferenca ndërkombëtare :……………………7
  • Konferenca kombëtare :…………………………3
  • Konferenca studentore :…………………………2
  • Seminare të organizuara:………………………23
  • Leksione të hapura :……………………..……..20
  • Kumtesa shkencore të paraqitura:……….….285
  • Referuesit në konferenca :…………..………..300
  • Shtetet nga vijnë referuesit :……………………20
  • Revista shkencore :………………………………2
  • Qendra kërkimore :……………………………….5

 

 

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar