Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Bedër kontribuon në edukimin e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja

Bedër kontribuon në edukimin e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja

0 Komentet 🕔27.12.2014 - 09:47

Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) është gjendur pranë fëmijëve të ngujuar si pasojë e fenomenit të gjakmarrjes.

Projekti “Edukim në strehëzën tënde”, i iniciuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, synon t’u ofrojë mundësinë e shkollimit të gjithë këtyre fëmijëve që e kanë të pamundur frekuentimin e shkollës njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Bedër ofroi infratrukturën kompjuterike dhe materialet e tjera që do të përdoren nga fëmijët për të marrë njohuritë, sipas kurrikulës së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ndërsa kompania angleze “Schoolme” ofroi programimim kompjuterik që bën të mundur ndjekjen e orëve të mësimit nëpërmjet kompjuterit.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar me këtë rast, në qytetin e Shkodrës u bë prezantimi i projektit, si dhe u ndanë kompjuterat e ofruar nga Universiteti Bedër, së bashku me librat që ishin kontribut i studentëve të këtij universiteti.

Ceremonisë së prezantimit të projektit i parapriu një program kulturor i përgatitur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Shkodrës. Në fjalën e saj me këtë rast, Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, shprehu falenderimin për aktorët që bënë të mundur këtë projekt. Ajo u ndal në rëndësinë që ka edukimi i këtyre fëmijëve dhe mbështetja që duhet dhënë për të lehtësuar sadopak dhimbjen që u shkakton ngujimi nga fenomeni i gjakmarrjes.

“Unë falenderoj Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) për mbështetjen që jep, duke ofruar kompjuterat për këta fëmijë, gjithashtu edhe “Schoolme” për mundësimin në format elektronik të kurrikulës. Ne do të luftojmë deri në fund për ta ngujuar gjakmarrjen, në mënyrë që ajo të mos na ngujojë fëmijët tanë”- përfundoi fjalën e saj, znj. Nikolla.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhjetëra qytetarë, përfaqësues të institucione të ndryshme, si dhe media të shumta.

/Objektiv.al/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
34°/23°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
36°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
37°/24°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
35°/22°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
31°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
34°/17°
Sot E enjte E premte
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 28, 2017
Clear
37°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 29, 2017
Clear
39°/18°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CEST on June 30, 2017
Clear
40°/20°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr