BE: Të krijohet mënjëherë qeveria

BE: Të krijohet mënjëherë qeveria

Baronesha Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle nëpërmjet një deklarate të përbashkët jo vetëm që vlerësuan ecurinë e procesit zgjedhor por gjithashtu theksuan që të krijohet menjëherë qeveria sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Kjo gjë sipas tyre është në shërbim të zgjidhjes së menjëhershme të problemeve dhe daljes nga

Baronesha Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle nëpërmjet një deklarate të përbashkët jo vetëm që vlerësuan ecurinë e procesit zgjedhor por gjithashtu theksuan që të krijohet menjëherë qeveria sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Kjo gjë sipas tyre është në shërbim të zgjidhjes së menjëhershme të problemeve dhe daljes nga gjendja aktuale e Shqipërisë.

“Tani është e rëndësishme që stadet e mbetura të procesit zgjedhor të kryhen në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë me frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar. Ne ju inkurajojmë që sapo të certifikohen rezultatet të krijohet menjëherë qeveria për trajtimin e sfidave të menjëhershme që ju presin për të garantuar që programi i reformave të vendit do të ndiqet fuqimisht dhe që procesi i integrimit evropian të mund të fitojë një vrull të ri”, theksojnë dy zyrtarët e lartë të BE-së.

Gjithashtu Ashton  dhe Fyle përgëzuan qytetarët shqiptarë për realizimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.  Sipas tyre procesi u karakterizua nga standartet e pritura.

“Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, thanë zyrtarët e BE-së.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar