BE: Rikthehet çështja e vizave për Ballkanin

BE: Rikthehet çështja e vizave për Ballkanin

Bashkimi Evropian pritet që javën tjetër të risjellë sërisht në fokus, çështjen e rikthimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Arritja e këtij konsesnusi vjen pas një marrëveshje të arritur mes përfaqësuesve të vendeve-anëtare të BE-së dhe negociuesit nga Parlamenti Evropian, Augistun Dias de Mera.

Bashkimi Evropian pritet që javën tjetër të risjellë sërisht në fokus, çështjen e rikthimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Arritja e këtij konsesnusi vjen pas një marrëveshje të arritur mes përfaqësuesve të vendeve-anëtare të BE-së dhe negociuesit nga Parlamenti Evropian, Augistun Dias de Mera.

Miratimi i projektligjit do të mund të arihet në muajin shtator, nëse ndryshimet që propozohen do të pranohen nga shtetet-anëtare të BE-së.

Liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka rritur ndjeshëm edhe numrin e azilkërkuesve në shtetet evropiane.

Në bazë të të dhënave nga Shërbimi Evropian për Mbështetjen e Azilit, në vitin 2012, numri i kërkesave për azil ka shënuar rritje prej 49 për qind, krahasuar me vitin 2011.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar