BE, Lituania do të mbështes Shqipërinë për marrjen e statusit

BE, Lituania do të mbështes Shqipërinë për marrjen e statusit

Shqipëria ka marrë mbështetjen e presidentes së radhës së BE-së, Lituanisë, për statusin e vendit kandidat dhe proçeset integruese në Union. Në mbledhjen e Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës 6 mujore, Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Antanas Linkevicius garantoi mbështetje të plotë për Shqipërinë. “Ne do të përpiqemi të nxisim avancimin e shqiperisë.

Shqipëria ka marrë mbështetjen e presidentes së radhës së BE-së, Lituanisë, për statusin e vendit kandidat dhe proçeset integruese në Union. Në mbledhjen e Parlamentit Europian, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës 6 mujore, Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Antanas Linkevicius garantoi mbështetje të plotë për Shqipërinë.

“Ne do të përpiqemi të nxisim avancimin e shqiperisë. Unë thashë që statusi i kandidatit nuk është i thjeshtë. Shqipëria e kaloi provimin me zgjedhjet. Por le të lëmë forcat politike që të kryejnë këtë tranzicion të butë që është i rëndësishëm për tu bërë. Shresoj që partitë politike t’ia dalin. Shresojnë se ato të tregojnë përgjegjësine e tyre. Dialogu midis tyre është i rëndësishëm. Nuk jam skeptik, madje jam pozitiv por kjo është ajo që presim nga Shqipëria” tha Ministri i Jashtëm lituanez.

Linkevicius gjithashtu ka bërë të ditur se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit. “Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë “e angazhuar fort” për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan” – deklaroi Ministri i Jashtem lituanez.

“Ne do të jemë të paanshëm, por në të njëjtën kohë konstruktive dhe proaktive,” – tha kreu i diplomacisë lituaneze, duke vënë në dukje se së shpejti do të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën.

Eduard Kukan, kreu i delegacionit të BE për Europën Juglindore dhe kreu i vëzhguesëve ad hoc për zgjedhjet e 23 qershorit tha se nëse liderët politike sillen ashtu si tani, atëherë kjo do të rrisë shanset e Shqipërisë për marrjen e vendit kandidat.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar