BE lëshon tre mesazhe për Shkupin: Shmangni tensionet ndëretnike

Eurofunksioneri për BE, Johannes Hahn dha tri mesazhe për Maqedoni, pas sulmit më të fundit në Kumanovë. Porositë lidhen me shqetësimin për ngjarjet, nevoja për bashkëpunim e të gjithë personave të përfshirë dhe kompetentëve për zbardhjen e ngjarjes. Në fjalën tij Hahn theksoi se Kumanova nuk duhet të largojë vëmendjen nga kriza politike dhe shmanja

Eurofunksioneri për BE, Johannes Hahn dha tri mesazhe për Maqedoni, pas sulmit më të fundit në Kumanovë. Porositë lidhen me shqetësimin për ngjarjet, nevoja për bashkëpunim e të gjithë personave të përfshirë dhe kompetentëve për zbardhjen e ngjarjes. Në fjalën tij Hahn theksoi se Kumanova nuk duhet të largojë vëmendjen nga kriza politike dhe shmanja e çfarëdolloj tensioni etnik.

“E para, të gjithë jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi gjatë kësaj fundjave.

E dyta, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira të bashkëpunojnë dhe ta zbardhin rastin që ka ndodhur, kush ka qenë kryesori dhe përgjegjësi për këtë. Të gjithë duhet të veprojnë të bashkuar mbi këtë çështje.

Ky sulm nuk duhet ta defokusojë vëmendjet nga situata shumë serioze, nga situata e brendshme shumë serioze politike në IRJM-në dhe ne kërkuam nga Qeveria dhe opozita ta zgjidhin atë dhe të fillojnë të bashkëpunojnë.

Kjo nuk duhet të kuptohet si mundësi që mos të zgjidhet problemi fondamental me të cilin po përballet vendi.

E treta, ky sulm nuk guxon të përdoret që të krijohet ndërlidhje më  madhe dhe me këtë situatë të shkaktohen tensione ndëretnike. Kërkoj nga të gjithë njerëzit kompetent në shtet, por edhe nga fqinjësia të reagojnë me arsye, bashkërisht në mënyrë transparente.”

 

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar