BE i kërkon presidentit të Ukrainës, lirimin e Tymoshenkos

Bashkimi Europian i ka  kërkuar presidentit të Ukrainës, Yanukovych të falë ish-kryeministren e burgosur, Yulia Tymoshenko.  Kërkesa është bërë nga ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, dhe  ish-presidenti polak, Aleksander Keasnjeski. Tymoshenko  është dënuar me shtatë vjet burgim në vitin 2011, për krime që lidhen me një marrëveshje të gazit me Rusinë, në vitin 2009. Që nga viti 2010, një sërë akuzash të tjera kriminale rëndojnë mbi Tymoshenkon.

Pas burgosjes ajo ka hyre dy herë në grevë urie, si shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës për burgosjen e saj. Tymoshenko vetë dhe avokatët e saj i kanë quajtuar akuzat si absurde dhe me qëllime dashakeqe nga kundërshtarët e saj politikë.

    Dy ministra të tjerë të qeverisë së saj, Yuri Lutsenko dhe Heorhiy Filipchuk, janë dënuar po ashtu me burg.

/Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar