BE e pakënaqur me Greqinë

0

Ministrat e financave të Eurozonës janë në pritje të raportit vendimtar verifikues të Trojkës, të përfaqësuesve të Komisionit të BE, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Qendrore Evropiane për të marr vendim për dhënien e kredisë së re.

Por për momentin, shumicën e herëve Trojka dhe qeveria greke në diskutimet javore në nivel nëpunësish shpeshherë nuk kanë rënë dakort me njëra-tjetrën. Kryetarët e Trojkës u larguan në dhjetor në një atmosferë protestash nga Greqia dhe do të kthehen pas pak ditësh në Greqi.

Aktualisht bëhet fjalë për boshllëqe të pambuluara në buxhet në shumën dy miliardë euro, që Trojka i sheh për vitin 2014. Greqia ka marrë 250 miliardë euro kredi ndrkohë flitet prej muajsh për marrjen e një kredie tjetër prej rreth 10 miliardë eurosh.

“Tani është e rëndësishme që të përfundojë verifikimi dhe të lëvrohet shuma që ishte premtuar më parë. Por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Do t’i kthehemi më vonë kësaj çështjeje”,- tha Presidenti i këshillit të ministrave të financave të Eurozonës,  Jeroen Dijssebloem.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here