BE dërgon mision vëzhgues për zgjedhjet e 3 nëntorit

BE dërgon mision vëzhgues për zgjedhjet e 3 nëntorit

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish. Zhbogar ka biseduar në Mitrovicë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq. “Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish.

Zhbogar ka biseduar në Mitrovicë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq.

“Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues prej 100 personash, i cili do të monitorojë procesin zgjedhor në të gjitha komunat”, ka thënë Zhbogar.

Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivelin komunal.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar