BE, Aprovohet buxheti afatgjatë

BE, Aprovohet buxheti afatgjatë

Mbrëmjen e djeshme në Bruksel, liderët evropianë aprovuan për Bashkimin Europin buxhetin afatgjatë për periudhën 2014-2020. “Këshilli i Evropës arriti në pajtueshmëri lidhur me buxhetin”- tha kryetari i BE-së Herman Van Rompuj në konferencën për shtyp, që u mbajt ditën e sotme, me 27 anëtarët e Unionit. Njëkohësisht ky i fundit  theksoi se vendimin përfundimtar

Mbrëmjen e djeshme në Bruksel, liderët evropianë aprovuan për Bashkimin Europin buxhetin afatgjatë për periudhën 2014-2020.

“Këshilli i Evropës arriti në pajtueshmëri lidhur me buxhetin”- tha kryetari i BE-së Herman Van Rompuj në konferencën për shtyp, që u mbajt ditën e sotme, me 27 anëtarët e Unionit.

Njëkohësisht ky i fundit  theksoi se vendimin përfundimtar për buxhetin duhet ta miratojë Parlamenti Evropian.

Publikimi i marrëveshjes politike për buxhetin, në vlerë prej 960 miliardë euro për periudhën 2014-2020 u bë dje nga njerëzit e parë të tre institucioneve të BE-së, Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe PE.

Liderët e 27 anëtareve miratuan edhe plan, në vlerë prej tetë miliardë euro për luftë kundër papunësisë midis të rinjve. Kjo “Iniciativë për të rinjtë” i përfshin zonat me papunësi më të madhe midis të rinjve në 13 vende.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar