Bashkimi Europian mes siteve arkeologjike ka përzgjedhur për restaurim qytetin antik të Apollonisë dhe ka vendosur në shërbim të saj një fond prej prej 2.8 milionë eurosh Gjatë mbledhjes së Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të mbajtur dje në Novi Sad të Serbisë, u përzgjodhën tre site arkeologjike në Ballkanin Perëndimor për financim nga BE. Këto
Bashkimi Europian mes siteve arkeologjike ka përzgjedhur për restaurim qytetin antik të Apollonisë dhe ka vendosur në shërbim të saj një fond prej prej 2.8 milionë eurosh
Gjatë mbledhjes së Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të mbajtur dje në Novi Sad të Serbisë, u përzgjodhën tre site arkeologjike në Ballkanin Perëndimor për financim nga BE.
Këto projekteve do të financojnë Apolloninë, Manastirin Françeskan në Bac të Serbisë dhe Kështjellën e Banja Lukës në Bosnje Hercegovinë.
Gjithashtu janë edhe 6 projekte të tjera të cilat pritet që të financohen në vazhdim nga BE.
Ndëkohë që janë 25 projekte të cilat do të do të përfitojnë nga ky fond i BE-së për rehabilitimin e monumenteve që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje.
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *