BDI shpall konkurs për postet qeveritare

BDI shpall konkurs për postet qeveritare

Pas partisë maqedonase VMRO-DPMNE edhe partia shqiptare BDI po shqyrton mundësinë e shpalljes së konkurseve  publike nga qeveria për të angazhuar kuadro të profesionalizuara në postet  qeveritare dhe nëpër drejtori. Sipas udhëheqësve të kësaj partie dhe bashkëpunëtorëve të saj,është menduar për një hap të tillë, megjithëse deri tani ata janë përballur me rezistencën e gjithë

Pas partisë maqedonase VMRO-DPMNE edhe partia shqiptare BDI po shqyrton mundësinë e shpalljes së konkurseve  publike nga qeveria për të angazhuar kuadro të profesionalizuara në postet  qeveritare dhe nëpër drejtori.

Sipas udhëheqësve të kësaj partie dhe bashkëpunëtorëve të saj,është menduar për një hap të tillë, megjithëse deri tani ata janë përballur me rezistencën e gjithë atyre zyrtarëve e udhëheqësve që mbajnë poste të larta nëpër institucionet përkatës.

Në konkurset për pozicionet e larta shtetërore që tashmë janë publikuar kërkohen kandidatë me kapacitete të larta profesionale, aftësi menaxhimi dhe drejtuese.

Në konkurs përfshihen kryesisht institucionet që udhëhiqen nga ana e kuadrove të VMRO-DPMNE dhe jo ato të BDI-së. Megjithatë kandidatët shqiptare do të mund të kandidojnë për ambasadorë dhe konsuj gjeneralë.  Por, mundësia e konkurrimit të kandidatëve shqiptarë është në konkursin e hapur për ambasadorë dhe konsuj gjeneral.

BDI si pjesë e koalicionit udhëheq me rreth 100 poste udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në nivel të sekretarëve shtetërore, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, anëtarëve të bordeve drejtuese, drejtorëve rajonal dhe nivele tjera të përfaqësimit të nivelit të lartë nëpër komuna.

Disa ditë më parë VMRO-DPMNE me propozim të kryetarit të saj dhe kryeministrit Nikolla Gruevski shpalli konkursin publik për pranimin e kuadrove profesionale në mbi 80 poste drejtuese në nivel të Qeverisë.

 /Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar