BDI kundërshton antiamerikanizmin e VMRO-DPMNE

BDI kundërshton antiamerikanizmin e VMRO-DPMNE

Bashkimi Demokrat për Integrim është distancuar nga fushata antiamerikane e ditëve të fundit bërë nga  partneri i tyre në koalicion VMRO-DPMNE. Deputetja e kësaj force politike, Ermira Mehmeti Devaja, ka thënë se deklaratat e bëra nga partia më e madhe në koalicion nuk shprehin qëndrimin e subjektit politik të cilit ajo i përket. “Kjo retorikë

Bashkimi Demokrat për Integrim është distancuar nga fushata antiamerikane e ditëve të fundit bërë nga  partneri i tyre në koalicion VMRO-DPMNE. Deputetja e kësaj force politike, Ermira Mehmeti Devaja, ka thënë se deklaratat e bëra nga partia më e madhe në koalicion nuk shprehin qëndrimin e subjektit politik të cilit ajo i përket.

“Kjo retorikë nuk është retorikë e qeverisë, por e njërit partner në qeverisje. BDI asnjëherë nuk ka ndarë dhe nuk ndan vlerësime të tilla”, ka thënë deputetja Mehmeti në një deklaratë për median.

Fushata antiamerikane e funksionarëve të VMRO- DPMNE-së dhe mediave pro-qeveritare filloi pas publikimit të Raportit kritik të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ndërkohë që BDI, nëpërmjet deklaratës së Mehmetit, e ka cilësuar raportin si sugjerim qëllimmirë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së lirive dhe të drejtave në Maqedoni. Zonja Mehmeti ka vlerësuar gjithashtu nevojën për rihapjen e dialogut me përfaqësuesit e mediave për ligjin kontrovers që është në përgatitje.

Ndërkohë, si për të theksuar ndarjen nga qëndrimi antiamerikan i VMRO-DPMNE, Bashkimi Demokrat për Integrim do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare dyjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Uashington, Nju Jork dhe Çikago. Në përbërje të delegacionit do të jenë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit, Artan Grubi.

Ndër të tjera gjatë kësaj vizite delegacioni do të ketë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, në Pentagon dhe në Kongresin Amerikan, si dhe do të takojë Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe Diasporën e Bashkuar Maqedonase. Gjithashtu, kreu i BDI-së do të ligjërojë në Institutin e Studimeve të Larta Ndërkombëtare “Johns Hopkins” rreth temës “Maqedonia, stabile ose jo?”

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar