BB jep 150 milionë dollar në ndihmë të sektorit energjitik

0

Banka Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarw për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri. Ky projekt synon mbështetjen e reformave në sektorin energjik të Shqipërisë duke u përqëndruar në furnizimin me energji elektrike dhe arritjen e një qëndrueshmërie në këtë sektor.

Sektori i energjisë elektrike në vend po përballet më një sfidë financiare dhe operacionale ku llogaritet një deficit i lartë i pafinancuar prej 550 milionë dollarësh dhe një nivel humbjeje teknike dhe komerçiale prej rreth 42% më i lartë në rajon. Kjo situatë është shkaktuar prej mospagesës së faturës së energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve.

Prodhimi i energjisë elektrike realizohet vetëm nga hidroçentralet e vendit në këtë mënyrë është e nevojshme që gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira të importohet energji elektrike. Përpjekjet e qeverisë për reformimin e sektorit të energjisë përfshijnë diversifikimin e burimeve të prodhimit, pakësimin e nivelit të humbjes së energjisë gjatë shpërndarjes, përmisimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët dhe përmisimin e tregut të energjisë në përputhje me standartet e BE-së.

“Projekti i Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë mbështet zbatimin e reformave të qeverisë, dhe do të ndihmojë në rritjen e investimeve, përmirësimin e menaxhimit dhe performancës, veëanërisht në shpërndarjen e energjisë dhe pakësimin e shumave të papaguara të borxheve”, tha Tahseen Sayed, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë. “Projekti do të mbështesë planin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë duke trajtuar ëështjet e vjetra teknike dhe financiare”, tha Sayed.

 

/Objektiv.al/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here