Batutat e Kodhelit dhe Majkos për sondazhin

Dy nga kandidaët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për garën për Bashkinë e Tiranës, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli kanë këmbyer batuta me kolegët e Grupit Parlamentar socialist për pjesëmarrjen në sondazhet e selisë rozë. Gazeta “Panorama” shkruan se Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko janë parë duke u larguar së bashku nga salla e seancave

Dy nga kandidaët e përzgjedhur nga Partia Socialiste për garën për Bashkinë e Tiranës, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli kanë këmbyer batuta me kolegët e Grupit Parlamentar socialist për pjesëmarrjen në sondazhet e selisë rozë.

Gazeta “Panorama” shkruan se Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko janë parë duke u larguar së bashku nga salla e seancave plenare. Bisedat miqësore dhe buzëqeshjet që shkëmbenin me njeri-tjetrin i kanë çuditur kolegët e tjerë socialist të cilët kanë përfituar nga rasti për ti thumbuar duke i rikujtuar se ato janë të dy rivalë për garën e kryeqytetit.

Pas këtyre thumbimeve, ministja e Mbrojtjes duke pranuar faktin se është e ndërgjegjshme për garën në të cilën janë rivalë, ka shtuar me humor “Po ne prandaj po rrimë bashkë, prandaj jemi edhe pjesë e sondazheve”.

Ndërkohë,ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është kandidati i treti i përzgjedhur nga selia rozë, ka qëndruar më i distancuar dhe nuk është parë në shoqëri të Majkos dhe Kodhelit.

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar